Foto e Tartarit të Ersekës. Ja punonjësi i bashkisë që ‘Çuçka’ i falsifikoi firmën në dy procedura tenderimi
Ky që shihni në këtë foto është Muharrem Tartari, nga Erseka të cilit në dy raste i është falcifikuar firma duke nënkuptuar prezencën e tij në mbledhjet e komisionit të vlerësimit të ofertave ( KVO).
Foto e siguruar nga gazetari Elton Qyno, tregon përdorimin e nënpunësve të thjeshtë të administratës për qëllime përfitimi.
Tartari, aktualishtë është punonjës i bashkisë Ersekë por sipas dosjes së SPAK, ai nuk ka qënë prezent në këto mbledhje, ku ndaheshin paratë publike tek kompanitë private qe preferohezhin nga kryetari Erion Isai.
Komisionet e vlerësimeve të ofertave ishin thjeshtë një formalitet ku antarët edhe pse nuk ishin prezent firmosnin sipas deshirave të kryebashkiakut.
Muharrem Tartari, është rasti flagrant i keqbesimit dhe abuzimit me pushtetin që bën Erion Isai në bashkinë periferike të Ersekes.