Një pikë grumbullimi mbetjesh në Vlorë u përfshi nga zjarri në mesnatë, janë dëgjuar shpërthime

I vihet zjarri një pike grumbullimi mjetesh të përdorura në Vlorë mbrëmjen e kaluar. Dëmet mund të ishin të mëdha, nëse ndërhyrja nuk do të kishte qenë në kohë, për shkak të vajrave dhe pjesëve plastike që ndodhen të grumbulluara.

Zjarri kishte përmasa të mëdha, ndërsa rrezikoheshin banesat dhe biznese aty pranë. Përgjatë natës, teksa mbetjet digjeshin në pikën e grumbullimit janë dëgjuar edhe shpërthime të ndryshme, ndërsa qytetarët të frikësuar kanë dal rrugëve pasi nuk dinin çfarë kishte ndodhur.

OSHE ndërpreu dhe energjinë elektrike për të evituar dëme të tjera nga shkëndijat e korrentit, ndërsa ambienti rreth e rrotull është i ndotur nga djegia e mbeturinave.

3 zjarrfikëse janë ndodhur në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për shkak se prona është në konflikt.