Kishte shkuar për gjah në Tepelenë por gjeti vdekjen, kush është autori i dyshuar që qëlloi biznesmenin
Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e shtetasit italian në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.
Bëhet me dije se viktima u qëllua me automatik nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian.
Po ashtu raportohet se autori në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij.Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari.
Megjithatë ende nuk dihen të plota rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.Mësohet se 44-vjeçari italian jetonte prej 20 vitesh në kryeqytet dhe ndodhej në zonë pasi kishte dalë për gjah. Eshte gjetur me rroba gjahu në fshatin Salari.
Biznesmeni italian Edoardo Sarchi, mësohet të jetë pronar pronar i një fabrike tullash në Tiranë të quajtur "Edilcentro".
Gjithashtu nga burime policore mësohet se autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar nga policia si G. B.
Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
AdKëto janë prirjet e reja në dizajnin e kuzhinës për vitin 2025 (Kliko këtu për të parë)Rimodelim Kuzhine | Kërko reklama
Tirana: Shtëpi të reja kontejnerësh – Shikoni çmimet!Shtëpi Kontejnerësh | Reklama në Kërkim
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.