Sulo: Qeveria shkeli kushtetutën, hera e parë në 35 vite pluralizëm që diçka kalohet pa debat në Kuvend
Gazetari dhe analisti Arjon Sulo, u shpreh se qeveria ka bërë shkelje “flagrante” të kushtetutës.
I ftuar në News 24, Sulo theksoi se në 35 vite të pluralizmit politik, nuk ka ndodhur asnjëherë që çdo program apo kabinet i ri të kalojë pa debat në parlament.
'Nuk është se u bë një debat midis meje dhe teje, dhe unë e ngrita zërin. Ju ofenduat, ju thyet rregulloren. Jo aty po shkelet kushtetuta. Dhe në këtë moment pritej ajo që ndodhi.
Unë e vendos fokusin tek autori tek qeveria Rama që ishte shkelje flagrante e kushtetutës. Nuk ka kaluar asnjëherë në 35 vite pa debat programin dhe kabinetin', u shpreh Sulo.