Itali/ 25 vjeçari shqiptar kapet me 2.6 kg kokainë. Ja emri

Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 2.6 kg kokainë në automjetin e tij. Bëhet fjalë për Denis Gegën i cili është vënë në pranga javën e kaluar, në rrugën Prati Vechi në Regio Emilia, nga policia financiare e Gorgonzolas.

Sipas mediave italiane, shqiptari e kishte fshehur drogën në kroskotin e makinës. Gega është paraqitur dje në gjykatën e Reggio Emilia dhe më pas është dërguar në paraburgim.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse droga ishte e destinuar të shpërndahej në sheshin Reggio.