83 mandatet e vjedhura në shërbim të politikave sorosiane për të shkatërruar familjen
Familja për shqiptarin ka qenë e shenjtë në përjetësi, më tepër se një martesë midis burrit dhe gruas, pikërisht se ishte burimi i gjallë i vazhdimësisë së jetës. Kjo, ne kohët moderne, na ka nderuar dhe na ka venë në pararojë të kombeve më të rinj dhe më vitalë ne botë, një primat që dekada e qeverisjes ramiane e ka degraduar në maksimum. Kur gjithë bota vuante nga " ngrirja e popullsisë" dhe shkatërrimit të familjes, ne qemë në krye te çdo statistike për familjen dhe lindshmërinë. Tani, ky tradhtar i kombit, për hir të një vëllazërie të mbrapshtë ideologjike kërkon të shkatërrojë e minojë këtë themel identitar të kombit tonë, sikur të dojë të na kujtojë jehonën ideologjike të babait të vet biologjik, atë marksizëm të urryer kulturor që Soros përfaqëson, e që ne shqiptarët, më shumë se shumë shoqëri perëndimore, ia kemi provuar dëmet dhe makabritet në kurriz.
Në këtë pikë ai shfaq dimensionin edhe të birit- tradhtar të etërve të vet. Edhe komunizmi ynë, që arriti deri aty sa ta shpallte Shqipërinë shtet- ateist, pra një marrëzi ideologjike e paparë, nuk arriti të delegjitimonte burrin dhe gruan, dhe familjen midis tyre si të natyrshme. Sot radikalët e majtë dhe mjaft aktivistë liberalë nuk dinë të japin as përkufizimin e saktë, shkencor e biologjik se " çfarë është një burrë" apo " çfarë është një grua" ( dallimi midis tyre na e bën biologjia, njëri është një krijesë me kromozomet xx, kurse tjetra një krijesë me kromozome xy), duke humbur në labirintin e qindra identiteteve fluide dhe shpeshherë të pakuptueshme. Jo se komunizmi ynë ishte i mëshirshëm, aspak. Por se kjo frymë e ideologjisë së gjinive nuk ka ekzistuar kurrë, është fryt i një apo disa dekadave, çka e bën një "vrimë uji" kohe në shekullësinë botërore të vlerave, që e ka njohur identitetin seksual, por që nuk ka njohur kurrë një diktim të tillë ligjor nga ana e shoqërisë.
Jo, Edi Rama nuk pyet për komunistët, shkon edhe shumë më përtej se ata me vasalitetin e miqësisë sorosiane. Madje, aq përtej sa mohon edhe vetveten, vlerat e tij si katolik a ortodoks apo çfarë dreq miksature është e që bien në kundërshtim të hapur me këtë ligj. Një ligjvënës do të thonim mbron interesat e njerëzve dhe popullit të vet, shumë më tepër se bindjet e tij personale. Po këtu qëndron tradhtia kombëtare: pse vallë nuk u hap një referendum popullor për këtë temë? Si mund të anashkalohen komunitetet fetare shqiptare, të çdo lloj feje, që dukshëm janë pro- jetës dhe pro- familjes dhe aspak për margjinalizimin e komuniteteve të identiteteve fluide? Përkundrazi, agresiviteti i këtyre komuniteteve, dukshëm ne pakicë, në mohimin dhe mos-debatimin me njerëz të fesë për të tilla probleme, duke i quajtur dogmatikë apo prapanikë, kemi parë shpeshherë të sjellë një lloj racizmi të fshehur, por të nënkuptuar, që synon margjinalizimin e shumicës, të cilësuar, si tradicionale, në emër të emancipimit dhe progresit. Ne nuk kemi nevojë fare për një progres të tillë, sepse përvoja e Amerikës dhe Evropës, ka treguar për një përdorim të keq e të mbrapshtë të këtij ligji në kah të një racizmi, me gjuhë urrejtje dhe fobie ndaj komuniteteve fetare dhe njerëzve që besojnë e që në shoqërinë tonë janë shumicë. Jo, Edi Rama edhe këtu është tradhtar, është gati të shkelë vlerat e besimit të tij, të shkelë mbi vetveten, mjaft që ti pëlqejë vëllait të vet Soros dhe ti cojë përpara agjendën e tij.
Së fundi, Edi Rama është tradhtari më i madh edhe i marrëdhënieve shqiptaro- amerikane, pasi në mënyrë të hapur, simbolike, sfiduese, por diametralisht të kundërt, investon qëllimisht si në rolin e një kapadiu, një ligj- bazë të një ideologjie që administrata amerikane e konsideron rrezik të sigurisë kombëtare dhe që një popull i tërë prej miliona votuesish amerikanë të lëvizjes Maga i ka shpallur luftë të përditshme në çdo drejtim. Askujt nuk i duhet një kapadaillëk i tillë në marrëdhëniet ndërkombëtare, aq më tepër që askush nuk na shtrëngon. Pasojat e tij përvoja Amerikane dhe evropiane na i shfaq të kobshme, nuk janë në interes as të komuniteteve që gjoja mbrojnë, por janë pre e manipulimeve të lobeve dhe ideologjive majtiste e globaliste me agjendë krejt tjetër. Ja, pse kundër këtij ligji duhet të ngrihet jo vetëm e gjithë opozita, me të gjitha mjetet ligjore, por edhe çdo individ shqiptar që do të mbrojë identitetin e tij shqiptar.
Një luftë e të gjitha llojeve, deri në bojkotim të hapur, duhet të fillojë edhe ndaj media kombëtare dhe jo, veçanërisht Top Chanel që qëllimisht nuk promovon vlerat e qëndrueshme të shumicës, duke i diskriminuar ato, në emër të promovimit te një agjende wokiste në emisionet e saj, gjoja në mbrojtje të feminizmit apo komuniteteve lgbt, por që në thelb janë mbrojtje të interesave të lobeve të caktuara, me qëllime përfitimi. Le të vendosë meritokracia vlerën e emisioneve, personazheve dhe analistëve televizivë, ashtu siç duhet të jetë, jo fryma ideologjike e gjithëpërfshirjes së shtresave dhe individëve të margjinalizuar. Le të meritojnë të promovohen njerëz e personazhe të shumicës, së vlerave tona më të mira tradicionale dhe identitare, edhe kjo në emër të drejtave të komuniteteve më përfaqësues shqiptarë. Jo më woke në televizion e në emisione të pompuara, përndryshe bojkoti dhe harrimi do ti mbulojë ato, ashtu siç po ndodh në SHBA e në disa vende të Evropës. Ashtu si Edi Rama, edhe këto media do të marrin me vete turpin dhe damkosjen e tradhtarëve të interesave kombëtare. Janë të paralajmëruara. Asgjë nuk e shpëton frymën e marksizmit kulturor sorosian që ato duan të shpërhapin. Era e gjykimit të shëndoshë po fryn edhe në Shqipëri, votohet apo nuk votohet ky ligj. Duhet bërë e pamundura që ky ligj ta ketë të pamundur veprimin e tij real në shoqëri.