EMRI/ Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari
Kristjan Lulaj, 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi tentoi të vriste një person, është ekstraduar nga Italia.
Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2024 në fshatin Baks, Velipojë.
Në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë”, informuan blutë.
Njoftimi:
Interpol Tirana
Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit "The Wanted", u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër.
26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.
Interpol Tirana-Ekstradohet nga Italia, shtetasi Kristjan Lulaj.