Farmacisti godet mjekun/ Vlorë, procedim penal për 24-vjeçarin

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për një 24-vjeçar, të identifikuar me inicialet D. M.

Mësohet se 24-vjeçari me profesion farmacist ka goditur për shkak të detyrës me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.