Vizita e turpshme/ Bajram Begaj del nëpër OKB duke kërkuar punëtorë nga Bangladeshi

Që në prill, Edi Rama kishte premtuar një vizitë në SHBA.

Në shtator të këtij viti, stafi i tij ishte përgatitur se ai do vizitonte Nju Jorkun për të marrë pjesë në asamblenë e OKB-së.

Por kur kjo vizitë u anulua, Rama vendosi të dërgojë në OKB presidentin Bajram Begaj dhe ministren e Jashtme, Elisa Spiropali.

Në një kohë kur krimi i organizuar shqiptar, trafiku i drogës dhe siguria globale janë çështjet themelore të kësaj asambleje, presidenti Begaj ka të tjera preokupime.

Ai po kërkon punëtorë nga Bangladeshi për Shqipërinë.

Edhe pse nuk e ka ngritur kurrë zërin për shpopullimin e Shqipërisë, korrupsionin dhe krimin e organizuar që kanë sjellë këtë emigracion masiv, Begaj iu lut kryeministrit të përkohshëm të Bangladeshit që të na sjellin punëtorë.

Gjatë një takimi me kryeministrin e përkohshëm Muhammad Yunus, Begaj tha se Shqipëria ka interes të fortë për të punësuar punëtorë nga Bangladeshi.

Në një njoftim thuhet se Begaj është shprehur se: “Ne kemi nevojë për punëtorë nga vendi juaj dhe shumë kompani shqiptare kanë bërë aplikime për të punësuar në Bangladesh”.

Kurse Yunus e mirëpriti këtë iniciativë dhe deklario se vendi i tij ka një forcë pune energjike, të aftë dhe gati për të kontribuar për ekonominë shqiptare.

Por ai kërkoi që qeveria shqiptare të lehtësojë procedurat e vizave për shtetasit nga Bangladeshi.

Aktualisht, qytetarët nga Bangladeshi duhet të udhëtojnë në Nju Delhi të Indisë për të marrë një vizë shqiptare.

Begaj nga ana e tij u zotua se do e shqyrtojë këtë problem.