Fshehu 3 vjet burg, KQZ i heq mandatin këshilltarit të bashkisë Pukë

KQZ-ja i hoqi sot mandatin, këshilltarit të PDK në bashkinë e Pukës, Bibë Kolaj.

Sipas KQZ, Kolaj nuk kishte deklaruar tre vjet burg që kishte kryer në formularin e dekriminalizimit.

Mandati u hoq me 7 vota pro pas shqyrtimit të projektaktit: "Për verifikimin e deklarimeve ne formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik, anëtar në Këshillin e Bashkise Pukë, z. Bibë Kolaj, në zbatim tël ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.