Anri Bala: Mafia në Shqipëri? Më i dëmshëm është një politikan, se një trafikant

Gazetari Anri Bala, i ftuar në studion e “Çim Peka Live”, foli për çështjen e narko-trafikut në vendin tonë dhe pastrimin e parave.

Sipas tij, problemi është kapja e personave që kanë bërë narkotrafik dhe se nuk është vullneti i qeverisë për t’i kapur këto narkotrafikantë.

“Në gjykimin tim më i dëmshëm është një politikan, se një trafikant. Politikani i vjedh paratë buxhetit të shtetit, trafikanti përmes konjukturave investon qoftë në beton. Problemi këtu në Shqipëri nuk është investimi. Më saktë problemi është kapja e personave që kanë bërë narkotrafik. Këtu betoni është hedhur pa asnjë lloj sensi. Nuk është vullneti i qeverisë për t’i kapur këto narkotrafikantë. Është amnistia fiskale. Modelin kryeministri e ka marrë nga Italia. Futja e parave të pista, të padeklaruara. Këtu flitet që Shqipëria ka mafie. Po ç’mafie ka Shqipëria. Ka organizata kriminale po, ka banda, por të thuash mafie!. Sa kemi ne banda kriminale, ato (Italia) kanë sa një pjesë”, tha gazetari Anri Bala në diskutimin e tij në “Çim Peka Live”.