Buzhala: Krimi në Shqipëri është strukturuar, sot ligjin e bëjnë bandat, jo shteti

Në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’, në SYRI TV, gazetari Berat Buzhala ka folur mbi situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si “hallka më e dobët” në zinxhirin e rajonit. Sipas tij, krimi i organizuar në Shqipëri jo vetëm që është i strukturuar, por ka krijuar realitete paralele ku “fiset” dhe grupet jo-shtetërore diktojnë rendin dhe ligjin në disa zona të vendit.

Berat Buzhala: Është hallka më e dobët e gjithë Shqipërisë, në gjithë zinxhirin, e pastaj thonë se është ajo thënia ‘zinxhiri është më i fortë se është hallka më e dobët’...Pra ka kohë që krimi është strukturuar në Shqipëri, madje këtë mundesh edhe ta shohësh, nuk është nevoja për raportim.

Madje intervista e Arubës, më duket më shumë për ti dhënë tonë ekzotike. Nuk ka nevojë Aruba të shkojë atje për tu takuar, për të marrë një vendim për Shqipërinë. Ne këtu raportojmë e flasim çdo ditë që bëjnë pazare dhe në ministri e kryeministri.

Në vitin 2025, të ekzistojë këto fise apo entitete jo shtetërore që bëjnë ligjin, kjo është keqardhje për një shtet që synon, apo thotë që jemi disa vite larg BE, kur ka fise që thotë ne bëjmë ligjin në ‘filan’ rajon...

Kjo është e frikshme për shoqërinë. E tmerrshme vetëm për të diskutuar për këtë, sepse këto probleme kanë qenë evidente në një pjesë të Evropës.