SYRI TV/ Takimi i zyrtarëve të qeverise me bosët e drogës, Nello Trochia intervistë eksluzive për Syri Tv
Gazetari Investigativ Nello Trocchia autor i librit “Mafia shqiptare te pamposhturit”, në një interviste eksluzive për Syri Tv ka dhëne detaje nga takimi i përfaqësuesve të qeverisë Rama me trafikante të droges me në krye Artur Shehun. Takimi është mbajtur në 2019 në Aruba, vendin e quajtur Andille Romandessi dhe kryefjalë ka qënë projekti për pastrimin e parave të narkotrafikut në ndërtim në Tiranë. Sipas gazetarit Italian në takim kanë qenë ministra të qeverisë Rama dhe se për këtë ka përgjime. Gazetari Trocchia u shpreh se Nikola Grateria e konsideron të drejtë konstatimin e Berishës për kthimin e Shqipërisë në një Narkoshtet.
SYRI TV
Pastrimi i parave të narkotrafikut në sektorin e ndërtimit në Shqipëri ka qënë kryefjalë e takimit të zhvilluar në Aruba në 2019 mes përfaqësesve të organizatave kriminale me krye artur shehun dhe një delegacioni të qeverisë shqiptare.
Detaje eksluzive janë dhenë për këtë takim nga gazetari investigative Italian Nello Trocchia autor i librit mafia shqiptare të pamposhturit, në një intervistë me gazetaren Alba Kepi në Syri Televizion.
“Për herë të parë në këtë libër unë zbuloj se, në Vlorë hasëm tregime që lidhnin historitë me Arubën. Këto rrëfime ishin të paqarta. Për herë të parë pohoj se Drejtoria Investigative Antimafia ka vendosur me shkrim, si edhe polici të tjera ndërkombëtare, se në vitin 2019 ka pasur një takim në Aruba, në vendin e quajtur Andille Romandessi. Kështu shkruan Drejtoria Antimafia, duke theksuar se aty kanë qenë të pranishëm persona të lidhur me botën kriminale si Artur Shehu, që është kthyer në “bosin e bosëve të biznesit”, Genci Hamzai, i njohur si trafikant droge dhe sipas dokumenteve të policisë italiane në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare të kohës, pra të qeverisë Rama”
Gazetari Italian rrefen se ka tentuar ti marrë një reagim Edi Ramës për këtë takim, por ka dështuar pasi Kryministri ka refuzuar.
Unë i shkrova Edi Ramës, si në WhatsApp, SMS, edhe përmes zëdhënësit të tij, për t’i bërë një pyetje shumë të thjeshtë: a e ke takuar ndonjëherë Artur Shehun? A ke qenë ndonjëherë në Aruba? A kanë ministrat e tu, në vitin 2019, zhvilluar udhëtime apo takime me të? A ekzistojne udhëtime të tyre në Aruba me Artur Shehun? Nuk mora asnjë përgjigje. Kur pyeta Drejtorinë Antimafia, u konfirmua se ai hetim, mbi të cilin bazoheshin informatorët dhe letrat sekrete që unë kam publikuar, ishte mbyllur, jo sepse mungonin elementët, por për shkak të problemeve procedurale dhe mungesës së afateve. Megjithatë, fakti i takimit mbetet i dokumentuar në Aruba mes pjesëtarëve të botës kriminale shqiptare dhe eksponentëve të qeverisë së Edi Ramës në atë kohë (viti 2019). Ky është një takim i jashtëzakonshëm dhe ky është një faktet e padëgjuara më parë që zbuloj në librin tim.
Trocchia teksa evidenton se fuqia reale mafias shqiptare i vjen nga lidhja me politikën që i mundëson pastrimin e parave të narkotrafikut, thekson se për takimin në Aruba ka përgjime.
Krerët e qeverisë shqiptare. Pikërisht krerët? Krerët. Pra ose ministrat, ose nënsekretarët, është e qartë që ata tregojnë këtë lloj reference këtu, por nuk ka një certifikim, nuk ka fotografinë e takimit të Arubës. Pra ka përgjime në të cilat këta flasin për burra të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si kreun e kësaj qeverie. Kush ishte aty, ata duhet ta sqarojnë, dhe për këtë janë pyetjet për Ramën, të cilave nuk kanë mundur t’i përgjigjen, nuk ka fare përgjigje, nëse ishin apo jo këta subjekte, ose nëse janë mburrje të këtyre subjekteve të përgjuara.
Për të kuptuar fuqinë e mafias shqiptare të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, gazetari Italian i referohet Prokurorit të Napolit Nikola Gratieri, i cili shprehet se është e vertetë konstatimi i Berishës se Shqipëria është Narkoshtet, madje është e dhe me keq konfirmon prokurori i hekurt.
I njëjti Nicola Gratteri, prokurori i Napolit, më thotë që nuk është një ekzagjerim përkufizimi i Berishës që ka bërë deri në 2020–2021 për narkoshtetin për Shqipërinë. Gratteri thotë që është krejt e kundërta, nuk është një ekzagjerim. Pra duhet të bëjmë llogaritë me këtë lloj, të themi kështu, analizë që eksportohet nga hetues të mëdhenj si Nicola Gratteri, që është i qartë në të thënë se mungojnë masat e kundërshtimit. I njëjti Mandoi, që përmend një korrupsion të përhapur. Dhe qartazi kur ka një korrupsion të përhapur, kur mund të flitet pa u përgënjeshtruar dhe pa ekzagjeruar edhe për narkoshtet, që ka qenë, të themi kështu, në disa nga shfaqjet e tij, në disa nga çështjet gjyqësore që janë shfaqur, do të thotë që pushteti kriminal është hegjemon
Gazetari Italian ndalet edhe tek figura e Artur Shehut, një njeri i botës së krimit që pastron miliona euro në sipërmarrje në Shqipëri dhe në Evropë, teksa rezulton i lidhur me ish gjeneralin Italian Fabirizio Lisi, që dikur ka drejtuar edhe operacionet antikanabis në Shqipëri në kohën e Sajmir Tahirit, kur shprehej se shqipëria në 2015 asgjësonte 92% të plantacioneve të kanabisit.