SYRI TV/ Iu dogj banesa, familja Zito në Maliq në qiell të hapur, kryefamiljari bën apel për ndihmë
Familja Zito në fshatin Strelcë të Maliqit dy ditë më parë, për shkak të një zjarri në banesë, humbi gjithcka kishte. Tashmë Sazan Zito, nëna e tij dhe tre fëmijë të mitur ndodhen në qiell të hapur, ndërsa kryefamiljari bën apel për ndihmë.
SYRI TV
Zjarri i mori edhe ato pak gjëra që familja Zito kishte në banesë. Kryefamiljari Sazan Zito, tre fëmijët e tij të mitur dhe nëna e moshuar mbetën nën qiell të hapur, ndërsa reshjet dhe temperaturat e ulta janë në prag. Ai bën apel që gjithkush që ka mundësi ta ndihmojë sadopak
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati viktima apo të lënduar, por flakët përfshinë të gjithë banesën, duke shkrumbuar çdo gjë në pak minuta. Sazan Zito rrëfen momentet dramatike kur njoftoi policinë dhe pa me sytë e tij shtëpinë duke u përpirë nga flakët. Përveç banesës, u dogjën edhe veglat e punës dhe rezervat ushqimore për bagëtitë, duke i hequr familjes burimin e vetëm të jetesës.
Bashkia Maliq ka njoftuar se do të marrë masa për t’i ardhur në ndihmë familjes Zito, duke e strehuar përkohësisht në ambientet e ambulancës së fshatit dhe duke ofruar ndihma ushqimore deri në rindërtimin e banesës.