Takimi në ishullin Aruba mes bosëve të krimit dhe njerëzve të Ramës u dokumentua nga Antimafia italiane! E kam pyetur KM a e ke takuar Artur Shehun?
Në intervistën ekskluzive për gazetaren Alba Kepi të Syri Tv, gazetari investigativ Nello Trocchia nënvizon se takimi i bërë në 2019 në ishullin karaibik, Aruba është dokumentuar dhe verifikuar nga Drejtoria Hetimore Antimafias italian dhe DIA. Nello Trocchia zbulon se e ka pyetur Ramën: A keni takuar ndonjëherë Artur Shehu? A keni qenë ndonjëherë në Aruba? A ka të regjistruar të udhëtime të ministrave të tij në 2019? A ekzistojnë takime me Artur Shehu, udhëtime në Aruba?
Intervista u transmetua sot, 25 shtator, në emisionin “Task Force’ me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv
Pjesë nga intervista
Alba Kepi, Syri Tv: Dhe këto para kanë çuar kriminelët shqiptarë në një ishull që quhet Aruba, ku zhvillohet një takim i rëndësishëm siç tregon në këtë libër. Kemi Politikën, një ish-drejtues i Interpol në Shqipëri, në Tiranë. Kemi përfaqësues të qeverisë shqiptare me emra jo të specifikuar. Kemi edhe një emër si Shehu.
Nello Trocchia për Syri Tv: Pra, unë zbuloj për herë të parë në libër, unë erdha në Vlorë dhe pashë se kishte tregime që në njëfarë mënyre i referoheshin Arubës, ishullit të Aruba, këto tregime ishin pa specifika. Unë zbuloj për herë të parë që Drejtoria Hetimore Antimafia e shkruan me shkrim të zezë mbi të bardhë, dhe edhe policitë e tjera ndërkombëtare, se në vitin 2019 u zhvillua një takim në Aruba të Antileve Holandeze. Kjo shkruan Drejtoria Hetimore Antimafia, në praninë e njerëzve që DIA i identifikon si të lidhur me një grup kriminal, në praninë e Artur Shehu që është bërë tashmë bos i bosëve të biznesit, dhe në praninë edhe, sipas policisë gjermane, e Genci Hamzai, që është i njohur si trafikant droge, dhe kjo shkruan tekstualisht DIA, Policia Hetimore Italiane, Drejtoria Hetimore Antimafia.
Në praninë edhe të përfaqësuesve të qeverisë aktuale shqiptare, asaj të Rama-s, sepse në 2019 ishte qeveria Rama. Unë shkrova Edi Rama-s, si përmes WhatsApp, ashtu edhe përmes SMS, edhe përmes email zyrtare përmes zëdhënësit të tij, për të kërkuar diçka shumë të thjeshtë: A keni takuar ndonjëherë Artur Shehu? A keni qenë ndonjëherë në Aruba? A ka të regjistruar të udhëtime të ministrave të tij në 2019? A ekzistojnë takime me Artur Shehu, udhëtime në Aruba?
Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Mbaj mend fjalë për fjalë kur shkruan Drejtoria Hetimore Antimafia, duke saktësuar se hetimi për të cilin referohen ato informativa dhe ato dokumente sekrete që unë publikoja, u mbyll, por rrjedhat e atij hetimi u hapën në hetime të tjera nga policia ndërkombëtare. Ai hetim u mbyll për shkak të një aspekti ndërkombëtar që e bëri të vështirë trajtimin, jo sepse nuk kishte elementë, sepse kishte skadim të afateve për hetim. Por mbetet ai takim i dokumentuar, i verifikuar, shkruan Lattia, në Aruba midis pjesëve të botës kriminale të lidhur me kriminalitetin shqiptar dhe përfaqësuesve të qeverisë, emra të pazbardhur që atëherë sundonte, qeveria e Edi Ramë-s. Ky është një takim sensacional dhe është një nga lajmet ekskluzive që unë shkruaj.
Intervista e plotë: ">Nello Trochia intervistë eksluzive për Syri Tv