VIDEO/ Ja çfarë thoshte Silva Caka për Lefter Kokën kur iku nga Meta te Rama, sot u bë vetë kapak për tenxheren e Rilindjes
Kohët ndryshojnë, por deklaratat mbeten dhe shpesh kthehen si bumerang.
Silva Caka, dikur një nga zërat më kritikë ndaj të larguarve nga LSI drejt PS-së, sot gjendet në të njëjtën pozitë që ajo vetë e përçmonte. Në një dalje televizive 4 vite më parë, Caka ironizonte Lefter Kokën për kalimin te Edi Rama, duke thënë se “kapaku kishte gjetur tenxheren”. Sot, vetë ajo është bërë “kapaku i radhës” në qeverinë që dikur e akuzonte për korrupsion, duke u përballur me të njëjtat kritika që dikur i drejtonte të tjerëve.
Silva Caka: Ne kemi sondazhet tona të brendshme që çdo ditë janë në punë për të parë edhe reagimin e qytetarëve, për të parë edhe pëlqyeshmërinë...
LSI nuk është prodhuar nga emra dhe nuk është bërë ajo që është bërë për shkak të emrave. Janë bërë emrat nga PSI dhe kjo forcë politike nuk mbetet peng i asnjë emri dhe i asnjë personazhi sado rëndësi që ti jetë dhënë atij në një qark të caktuar.
Mua nuk më vjen fare natyrshëm që të them prisni të shohim...por realisht do të kërkoja nga të gjithë që të kenë durim dhe të shohin, të paktën çfarë do të ketë në qarkun e Beratit.
Ç’të them. Të gjithë emrat që janë larguar sot nga ai dikur i ka rekrutuar, janë akuzuar. Kështu që mbase kanë gjetur veten aty me Edi Ramën, me gjithë ato aferat e tij korruptive. Unë mendoj që thjesht...andej nga anët e mia thonë që ka gjetur ‘tenxherja kapakun’, kështu që u rrotullua kapaku dhe shkoi gjeti tenxheren e vet.