FOTO/ Partizani publikon çmimet e biletave për derbin me Tiranën
Partizani ka publikuar çmimet e biletave për derbin e parë të sezonit kundër Tiranës, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 3 tetor në orën 19:00.
Çmimet e biletave për përballjen mes rivalëve të vjetër të kryeqytetit variojnë nga 500 lekë (tribunat pas porte) në 5000 lekë (tribuna VIP).