VIDEO-‘Bordi i kokainës’/ Çollaku: I di emrat e ministrave që ishin në Aruba në takimin me kartelet

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke pohuar se ka dy vite që ka folur për takimin e shumëpërfolur të Arubas dhe madje i di emrat e ministrave që kanë marrë pjesë.

‘Ka disa gjëra interesante në këtë histori. Kam dy vite që e kam përmendur këtë takim të Arubas, di dhe emrat e ministrave që kanë qenë aty dhe, ajo çfarë është vërtetë absurde ka të bëjë me faktin se 1 vit pas krijimit të SPAK në 2018, ministrat e qeverisë shkonin në një samit të kokainës në Aruba,’ tha Çollaku.

Detaje për këtë takim kanë dalë në dritë pas botimit të librit ‘Të Pamposhturit’ mbi mafian shqiptare të gazetarit italia, Nello Trocchia.

Gjatë diskutimit në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku u shpreh se, në hetimin e kësaj historie janë të përfshira gjashtë shtete.

‘Janë 6 shtete të përfshira në hetimin e kësaj historie. Italia dhe SHBA kanë të bëjnë se, Artur Shehu ka pasur çështje në Itali dhe po ashtu është rezident në Florida, Amerikë, njëkohësisht është në një proces gjyqësor së bashku me Genc Hamzain, në Belgjikë në dosjen ‘Shqiponja e Zeze’ dhe këtu ka xhevahire të tjera.

Është Holanda sepse vendi ku është bërë takimi është holandez, është Spanja se ka pjesë të përgjimit të takimit, filmike dhe fotografike.

Është Gjermania sepse është bordi i mafias dhe kanë ardhur nga shumë shtete.

Tre nga pjesëmarrësit e takimit janë grosistë të kokainës në Gjermani dhe gjermanët e kanë konfirmuar këtë takim.’

Çollaku ngriti edhe një pyetje direkte për kryeministrin Edi Rama:

‘Ti bordin e kokainës e ke në qeveri dhe e shtroj si pyetje publike për Edi Ramën: A ka qenë në Aruba me dy ministra të tu me avion çarter? Ai nuk do thotë asnjëherë jo, do gjejë një batutë apo rresht nga Diella për të dhënë xhevap, por jo nuk do të thotë.’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.