‘Miza e bardhë’ u shkatërroi prodhimin, fermerët në Elbasan braktisen nga shteti: Turp i madh

Miza e Bardhë ka shkaktuar dëme kolosale në prodhimet buqësore dhe në ekonominë e fermerëve të fshatit Buqës dhe Jagodinë të Bashkisë së Elbasanit. Ata shprehen se i gjithë prodhimi i tyre i cili ka qenë gati për tu shitur ka shkuar dëm. Nga ana e institucioneve fermerët shprehen se nuk ka pasur asnjë interesim dhe janë braktisur.

Një fermer thotë se po përballen me braktisjen nga shteti ndërsa pesticidet e blera nuk bëjnë asnjë efekt se janë të skaduara.

“Edhe hurmat që nuk bën vaki të preken janë dëmtuar. Janë ilaçet e skaduara. Të vëjë dorë shteti me këto ilaçe se është turpi i madh. Në 100 metra serë që kam më shumë kam blerë helme se kam marrë prodhim tek serat. E mbyti krimbi, miza e bardhë. Më shumë ka kushtuar ilaçet sesa kam prodhuar.

“Karkaleci? Shyqyr që kemi pulëbardhat se ... “ tregon fermeri më tej duke ngritur zërin  për braktisjen nga shteti “Askush nuk është interesuar” thotë fermeri për gazetaren e Syri Tv. 

Në zonat buqësore të Elbasanit si në Jagodinë dhe Muriqan, fermerët janë duke u hasur me dëmtimin e të mbjellurave pikërisht nga miza e bardhë. Ky insekt ka dëmtuar mbi 10 hektar tokë buqësore duke u kthyer në një problem serioz për fermerët e zonës. Produktet bujqësore më të prekura janë domatja, speci, borziloku, por edhe produkte vreshtare si hurma, rrushi, pjeshka

Fermeret shprehen tepër të shqetësuar pasi shumica e produkteve të tyre është shkulur për të mos e përhapur më tej në toka dhe në sera, ose është hedhur pasi shitja e tyre është e pamundur.

Ndonëse janë munduar të hedhin helme të ndryshme, situata vazhdon të mbesë e njejtë.