Berisha: Farsa janë farsa dhe nuk janë zgjedhje. Por ne nuk bojkotojmë
Sali Berisha ka komentuar mbi zgjedhjet e ardhshme, duke i cilësuar si "farsa" që nuk përfaqësojnë vullnetin e vërtetë të popullit.
Ai theksoi se, megjithatë, Partia Demokratike nuk do t’i bojkotojë ato, duke theksuar se ka dy filozofi për të vepruar në këto kushte. Sipas tij, zgjedhjet që zhvillohen në kushte të tilla nuk janë zgjedhje të vërteta, por vetëm një shfaqje pa substancë, që nuk reflektojnë interesat dhe dëshirat e qytetarëve.
Fjala e tij:
Unë kam parashikimin tim, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje.
Unë kësaj pyetje i dhashë përgjigje dje.
Unë thashë që ne nuk bojkotojmë, se ka dy filozofi.
Por thashë dhe e them, farsat janë farsa dhe nuk janë zgjedhje.