Anulimi i vizitës së Ramës në SHBA/ Berisha: Njësoj si Maduro është i lidhur direkt me organizatat narkoterroriste

Në një deklaratë për mediat sot lideri i opozitës Sali Berisha u ndal te anulimi i vizitës së Edi Ramës në SHBA, duke ngritur dyshime mbi arsyet e vërteta të këtij vendimi.

Sipas Berishës, kjo situatë lidhet me marrëdhëniet e kryeministrit shqiptar me organizatat narkoterroriste.

Ai theksoi se pas Nicolas Maduros, Rama është i vetmi kryeministër i dokumentuar për lidhje direkte me struktura kriminale shqiptare dhe botërore.

Berisha shtoi se këto fakte tregojnë izolimin ndërkombëtar të Ramës dhe rënien e imazhit të Shqipërisë në sytë e partnerëve perëndimorë.

Pjesë nga deklarata:

A ka lidhje anulimi i vizitës së tij në SHBA me këto lidhje?

Nuk e di, nuk mund të them.

Por ajo që mund të them është se Edi Rama, pas Maduros, sot është i vetmi kryeministër i dokumentuar me lidhje direkte me organizatat narkoterroriste shqiptare dhe botërore.