Dëshmon i plagosuri i konfliktit në Borsh: Ishin 4 vetë nga Vlora, na goditën me kaçavidë

Redinel Ormenaj, një prej të plagosurve në sherrin me thika në rrugën e plazhit në Borsh ka rrëfyer për mediat sesi ndodhi ngjarja:

Ishin 4 persona, më goditën me kaçavidë. Ishin të përgatitur. Jam në spital, por më mirë. 

Pashë shokët në konflikt dhe shkova t'i ndaja. 

Nuk e kuptova konfliktin midis tyre. Ishte një grup nga Vlora. 

Në makinë me mua ishin disa shokë, që nuk kishin lidhje me sherrin.

Premtim Bega (viktima) ishte atje, ne vajtëm më vonë.