Netanyahu niset drejt SHBA-ve, do të takohet me presidentin Trump
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
Mësohet se Natanyahu do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe do të takohet me Presidentin Donald J. Trump në Uashington DC.
Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij në këtë vizitë të veçantë. Vizita vjen në një kohë kur luftimet e Izraelit në Gaza vijojnë.