U kap duke transportuar dru të prerë ilegalisht, arrestohet 49-vjeçari në Përmet
Në Përmet, policia ka ndaluar një 49-vjeçar nga fshati Badlonjë, i cili po transportonte me automjet dru të prerë në mënyrë të paligjshme.
Mjeti dhe drutë u sekuestruan si prova materiale.
Materialet u referuan në Prokurori për procedim penal.
Autoritetet po vijojnë hetimet për këtë rast.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 49 vjeç, banues në fshatin Badlonjë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje pasdite, është paraqitur në spital, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh. Ajo vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. T., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin D. Ç., banues në Libohovë, për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 49 vjeç, banues në Përmet, mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se është konfliktuar me një nxënës, në ambientet e shkollës.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në lagjen “Granicë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. M., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. 64-vjeçari po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.