Korçë/ Për 4 muaj i mori nëpërmjet mashtrimit 6300 euro një personi, prangoset 54-vjeçari

Një rast i mashtrimit është goditur nga policia e Korçës duke sjellë arrestimin e një 54-vjeçari.

Shtetasi Ilir Zisko, 54 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro një 53-vjeçari, nëpërmjet mashtrimit.      

Njoftimi i policisë:

Korçë

I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.      

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore  për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:      

 I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë. 

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mashtrimi".