Zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese/ Ja kur do të zhvillohet Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë
Gjykata e Lartë ka njoftuar gjatë ditës së sotme se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.
“Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”.
“Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese”.
Vendimi:
Kandidatët e kualifikuar
Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Nga 13 kandidatët që shprehën interes për këtë vend, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.
PIKËZIMI I KANDIDATËVE NGA KED:
1) Asim Vokshi 89.5 pikë
2) Naureda Llagami 89.3 pikë
3) Florian Ballhysa 77.83 pikë
4) Alma Faskaj 77.77 pikë
5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë
6) Alban Toro 74.22 pikë