SYRI TV - Vrasja në Durrës krim pasioni!? - Autori i dyshuar është shoqëruar/ Vinte me miqtë e konsumonin alkool...
Një përleshje është zhvilluar në banesën e Valbon Marko Beqirajt, i cili u gjet i vrarë me plagë thike ditën e djeshme në Durrës.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.12 dhe dyshohet se mes autorit të krimit dhe viktimës ka pasur një sherr fizik, që rezultoi më pas fatal për 51-vjeçarin.
Ky fundit u gjet i pajetë nga nipi i tij, pas tentativave të bashkëshortes së viktimës, e cila i kishte telefonuar disa herë të shoqin, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Sakaq, thuhet se mes personave të shoqëruar në polici, ndodhet dhe autori i krimit.
Gazetarja e Syri tv Albana Aliaj, ka mësuar se policia ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë, për të parë dhe lëvizjet në këtë lagje. Dhe mësohet se janë verifikuar të gjithë personat që kanë hyrë ne këtë pallat. Dhe janë shoqëruar disa persona pas këtij verifikimi.
Apartamenti ishte i Hallës së viktimës dhe ai e mirëmbante hyrjen.
Policia e Durrësit po heton në dy pista për vrasjen e 51 vjeçarit. Ai vinte shpesh me shoqërinë e tij ku edhe bënin festa me alkool por dyshohet edhe lende narkotike. E ky mund të jetë një shkak sherri.
Pista e dytë që po heton policia është një krim pasioni. Edhe këtë po e heton policia e Durrësit, pasi trupi i tij u gjet i gjakosur në dhomën e gjumit të apartamentit për të cilin kujdesej. Sipas gazetares së Syri tv, ai mësohet se ka qenë i shoqëruar me një person tjetër e që dyshohet se kishin një lidhje.
Tek personat e shoqëruar është edhe personi i dyshuar që ka kryer krimin. Por gjithçka pritet që të bëhet publike nga policia e Durrësit.
Gazetarja e Syri tv ka mësuar nga burime policore se njëri nga të shoqëruarit e ka pranuar krimin, por për këtë pritet një konfirmim zyrtar nga ana e policisë.