Tentoi arratisjen/ Kush është Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e mikut të tij
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tantativën e arratisjes të një të burgosuri në Fier.
I burgosuri Bledar Selmanaj tentoi të arratisej gjatë ditës së mërkurë.
LEXO EDHE: EMRI/ Një i burgosur tenton arratisjen nga burgu i FieritMësohet se ai ka qenë në ajrim dhe ka tentuar të dalë nga rrethimi i burgut.
Gazetari Xhemil Behari raporton për Syri Televizion se, i burgosuri Selmanaj është i njohur për historikun e tij penal. Ai u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, katër ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari në fshatin Babicë të Vlorës.
Bullari u gjet i vrarë me tre plumba në një makinë tip ‘Fiat Punto’.
Hetimet për ngjarjen kanë treguar se konflikti mes Selmanajt dhe viktimës lidhej me prishjen e pazareve të drogës, pasi të dy njiheshin më parë nga burgu dhe kishin vazhduar aktivitetet jashtë tij.
Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false.
Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.