Përgjysmohet numri i shitjeve të apartamenteve në Fier, shkak i rritjes çmimeve dhe kredive të limituara
Tregu i apartamenteve në Fier ka hyrë në krizë, me shitjet që janë përgjysmuar gjatë vitit 2025.
Sipas agjentes imobiliare Arta Progonati, arsyeja kryesore lidhet me politikat e Bankës së Shqipërisë, që nuk lejojnë më financim 100% të kredive.
Një tjetër faktor është rritja e pajustifikuar e çmimeve, që sot luhaten nga 800 deri në 900 euro për metër katror, ndërkohë që vlera reale, sipas saj, duhet të ishte më e ulët.
Zonat më të shtrenjta mbeten “Apolonia” dhe “Kastrioti”, me kërkesë më të madhe nga çiftet e reja.
Megjithatë, blerësit po orientohen tek apartamentet e vogla dhe pallatet e vjetra të rikonstruktuara, ku çmimi mund të shkojë deri në 1000 euro për metër katror.
Progonati apelon për çmime reale dhe të arsyeshme, duke paralajmëruar se situata po e bën apartamentin në Fier gjithnjë e më të paarritshëm për qytetarët.
Ndërtuesit nënvizojnë se prej 15 vitesh në Fier nuk është dhënë asnjë leje për ndërtim pallatesh, gjë që i ka detyruar të zhvendosin aktivitetin drejt Tiranës, duke përkeqësuar më tej gjendjen e tregut lokal.