Monza, fundi i epokës ‘Berlusconi’, klubi kalon në duart e amerikanëve

Pas gati 40 vitesh prani në futbollin italian, familja Berlusconi i thotë lamtumirë botës së futbollit. Sot u zyrtarizua shitja e Monzës te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, i drejtuar nga Brandon Berger, një operacion me vlerë rreth 30 milionë euro që hap një epokë të re për klubin brianzol.

Nën drejtimin e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, Monza përjetoi momentin më historik: ngjitjen për herë të parë në Serinë A. Me ndryshimin e pronësisë, bashkia e Monzës ka konfirmuar regjistrimin e ri të kontrollit për menaxhimin e stadiumit dhe qendrës sportive, ndërsa është krijuar edhe një strukturë financiare italiane që do të administrojë kapitalet e reja.

Në këtë fazë, bordi drejtues do të mbetet italian, por Brandon Berger pritet të marrë shpejt drejtimin si president, me Mauro Baldissonin në rolin e administratorit të deleguar.

Fondi amerikan ka siguruar tashmë 10% të aksioneve dhe me përfundimin e marrëveshjes do të zotërojë 80%, ndërsa 20% do të mbetet në duart e Fininvest deri në qershor 2026.

Për Monzën mbyllet kapitulli Berlusconi, por fillon një rrugë e re me ambicien për të forcuar projektin në Serinë A dhe për t’i dhënë klubit një dimension ndërkombëtar.