Koreja e Jugut: Pheniani ka 2,000 kg uranium të pasuruar, të rinisë bisedimet me SHBA për denuklearizimin!

Koreja e Veriut zotëron deri në 2,000 kg uranium të pasuruar në masë të lartë, falë përpjekjeve të vendosura për të zgjeruar "drastikisht" kapacitetet e saj bërthamore në vitet e fundit.

Ky është vlerësimi i bërë publik në një konferencë për shtyp nga Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Chung Dong-young, bazuar në të dhënat e disponueshme publikisht nga ekspertët, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

"Një ndalesë është urgjente. Edhe në këtë moment, centrifugat e uraniumit në katër zona të Veriut po funksionojnë për të grumbulluar material bërthamor", shtoi Chung.

Rifillimi i bisedimeve Veri-SHBA do të ishte një "pikë kthese", nga ngërçi në denuklearizimin e vendit të vetmuar.

Më herët udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, pati deklaruar se Koreja e Veriut ka “blerë një armë sekrete”, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar aftësitë e saj mbrojtëse.

"Shteti dhe partia jonë po arrijnë zhvillim të vazhdueshëm dhe të shpejtë në forcimin e aftësive tona mbrojtëse", tha Kim Jong Un.

Ai përmendi ndërtimin e shkatërruesve të rinj, si "hapin e parë të rëndësishëm në ndërtimin e një fuqie detare", si dhe "forcimin e pandërprerë të forcave strategjike" dhe përmirësimet e armëve serike./ ANSA.