Kryerabini i Shqipërisë akuzohet për krime lufte në Gaza, shteti shqiptar hesht, ICJP kërkon arrestimin

Një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve me bazë në Britaninë e Madhe, ICJP (Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinën), ka ngritur akuza për përfshirje në krime lufte ndaj kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.

Në njoftimin zyrtar, ICJP nuk përmend emrin e Kaplanit, por lidhja është bërë nga portali britanik Middle East Eye (MEE), i cili shkruan se Kaplan ka shërbyer si ushtar rezervë në Batalionin e 55-të të Parashutistëve të ushtrisë izraelite. Organizata shprehet se provat fotografike tregojnë praninë e tij në Gaza, ku brigada e tij operonte në Khan Younis mes dhjetorit 2023 dhe shkurtit 2024.

Sipas MEE, Kaplan është shfaqur publikisht duke pranuar rolin e tij në luftë. Në tetor 2023 ai dha një intervistë për RTSH pas kthimit nga fronti, ndërsa më vonë u publikuan pamje ku shihej duke festuar mbi një tank në Gaza. Ai vetë ka pohuar se është “shumë aktiv” në ushtri, duke e konsideruar luftën si mbrojtje për “familjet hebraike në gjithë botën”.

Raportimet e MEE lidhin njësinë ku shërbente Kaplan me shkatërrimin e infrastrukturës civile, duke përfshirë spitale, shkolla dhe ambulanca, ku ishin strehuar mijëra civilë palestinezë.

ICJP thotë se i është drejtuar autoriteteve shqiptare, duke kërkuar hetimin dhe arrestimin e Kaplanit në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës dhe Konventës së Gjenocidit. Organizata ka shprehur gatishmërinë për të dorëzuar prova në mbështetje të akuzave.

Pavarësisht kësaj, autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj tij, edhe pse organizata ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e Kaplanit në përputhje me detyrimet e Shqipërisë sipas Konventës së Gjenocidit dhe Statutit të Romës. ICJP shprehet se “ka arsye të besojë se individi ndodhet aktualisht në territorin shqiptar dhe policia duhet ta hetojë dhe arrestojë urgjentisht”.

Postimi:

Autoritetet shqiptare po nxiten të arrestojnë dhe të gjykojnë kryerabinin e vendit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera si pjesë e gjenocidit të Izraelit në Gaza, raporton ekskluzivisht Middle East Eye.

Të mërkurën, një kallëzim kundër Yoel Kaplan, shtetas izraelito-amerikan, ushtar aktiv i Izraelit dhe drejtues i komunitetit të vogël hebre në Shqipëri, u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.

Kaplan e ndan kohën e tij mes Izraelit, Shqipërisë dhe Selanikut në Greqi, ku gjithashtu udhëheq një komunitet të vogël hebre. Ai është fotografuar në Gaza dhe videot tregojnë atë me uniformë në batalionin e 55-të të divizionit të 98-të të ushtrisë izraelite.

Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinën (ICJP), një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi të mërkurën se kishte “depozuar një njoftim zyrtar pranë policisë shqiptare lidhur me një anëtar të [ushtrisë izraelite] të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte.”

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)