Aksident i rëndë në aksin Peshkëpi-Kotë, plagosen 2 persona
Një makinë ka dalë nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur.
Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.
Në mjet mësohet se udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.