Italia i kërkon Izraelit të garantojë sigurinë e flotiljes për Gazën

Nga Alba Kepi

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e numri 2 i qeverisë është informuar për sulmin ndaj flotiljes për Gazën, që po lundron në ujërat ndërkombëtare pranë Kretës dhe ku gjenden edhe shtetas italianë, mes tyre deputetë e eurodeputetë. 

Tajani i ka kërkuar Ambasadës italiane në Tel Aviv të marrë informacion dhe të përsërisë kërkesën drejtuar qeverisë izraelite për të garantuar mbrojtjen e plotë të personelit në bord.

Flotilja “Global Sumud”, në lundrim në ujëra ndërkombëtare pranë ishullit të Kretës, u godit gjatë natës nga një seri sulmesh me dronë, përdorim të bombave zanore, spray urtikant dhe materialesh të paidentifikuara për të ndërprerë ose penguar lëvizjen e anijeve. 

Dëme janë raportuar tek velat dhe strukturat në të paktën katër anije.