Nuk mbulohet ndalimi i vizitës në OKB, me zëvendësimin e ‘fikut’ nga ‘luleshtrydhja’!

Nga Çim Peka

Disa pyetje që Rama nuk po u jep përgjigje!

Pse e anullove darkën e datës 26 Shtator në NY, SHBA? E kishe konfirmuar pjesëmarrjen, po ashtu si Osmani dhe Mickovski?

Si ka mundësi që vrapove gjithë verën për të bërë një foto me djalin e Presidentit Trump, dhe "refuzove" rastin e artë në OKB për të bërë një foto familjare me Trump?

Edi, e kalon dot oqeanin, apo po pret të të lirojë viza "fondi arab" dhe Toni (Diella) Bler?

Çfarë porosie i la e ngarkuara me punë, shefes së kabinetit dhe psikologes tënde, para dy javësh në takimin 20-minutësh?

Edi, për Saliun "non grata", DASH tha zyrtarisht që mund të aplikonte për vizë dhe të vizitonte SHBA-në, pasi ishte interes amerikan rivendosja e raporteve me opozitën. Po ti, Edi, e kalon dot oqeanin, nëse do?

P.S.: Për të qenë i sinqertë, për mua ambasadorët dhe vizat kanë zero vlerë, por në rastin tënd, si gojorja e ambasadave të Tiranës që je, merr tjetër kuptim. Nuk mbulohet ndalimi i vizitës në OKB me zëvendësimin e "fikut" nga "luleshtrydhja"!