Si të mbroheni nga pesticidet te frutat dhe perimet! Mënyrat më të mira të pastrimit
Në ditët e sotme shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë të larta.
Ndikimi në shëndet i pesticideve është krejt në varësi të kimikatit të përdorur tek frutat dhe perimet, niveli dhe kohëzgjatja e ekspozimit.
Edhe pse shpesh pesticidet janë të domosdoishme për produktet bujqësore, duhet të tregoni kujdes.
Sipas ekspertëve, fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse trupat e tyre të vegjël janë një shënjestër më e lehtë e toksinave.
Për më tepër, ata janë të ekspozuar ndaj dyshemeve të ndotura ku zvarriten dhe mësojnë të ecin, tapeteve ku qëndrojnë ulur e lodrave që mund të fusin në gojë.
Lexoni me kujdes rekomandimet e listuara nga AgroWeb.org. për të kufizuar ekspozimin e familjes suaj ndaj pesticideve.
Zgjidhni Frutat Dhe Perimet E Duhura
Frutat dhe perimet janë pjesë e pandashme e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
AgroWeb.org këshillon të mundoheni të hani më shumë fruta dhe perime organike.
Nga ana tjetër, larja ose qërimi i lëkurës së frutave dhe perimeve mund të largojë disa prej pesticideve të përdorura.
Në të njëjtën kohë, heqja e dhjamit nga mishi mundet gjithashtu të eliminojë shumë pesticide.
Ushqimet Më Të Ndotura Me Pesticide
Sipas ekspertëve të ushqimit, më të ndotura me pesticide janë:
Luleshtrydhet,
Spinaqi,
Nektarinat,
Mollët,
Pjeshkët,
Rrushi,
Qershitë,
Dardhat,
Domatet,
Selinoja,
Patatet,
Specat
Ushqimet Më Pak Të Ndotura Me Pesticide
Ekspertët kanë identifikuar produktet e mëposhtme si më pak të ndotura me pesticide.
Bëhet fjalë për:
Avokadon,
Misrin e ëmbël
Lakrën,
Qepët,
Bizelet,
Shpargun,
Patëllxhanin,
Kivin,
Pjeprin,
Lulelakrën,
Brokolin