Rama turpëroi Peleshin, Baçi: Siç ka Diellën të programuar, ashtu i ka edhe deputetët e ministrat, robotë të gjallë

Deputeti i Partisë Demokratike tha gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri tv se seanca e parë e Kuvendit e drejtuar nga Peleshi ishte një turpërim në mënyrën më të paimagjinueshme për Niko Pelshin.

Në bisedë më moderatorin Edvin Parruca ai komentoi zhvillimet e fundit politike dhe hodhi akuza për mashtrimet e vazhdueshme të rilindjes. Ai publikoi gjatë bisedës edhe detaje nga mesazhi i një banori që jetonte pa ujë të pijshëm në një fshat të Fierit dhe shpjegoi se pse Peleshi nuk e la të fliste gjatë seancës së ditës së sotme në kuvend.

Luan Baçi: Patjetër që po. Kishte të bënte edhe me ndërprerjen e seancës së parë që i bëri Peleshi, që është një seancë shumë e rëndësishme. Që ishte miratimi i programit qeverisës dhe dhënie e të drejtë opozitës për të bërë transparencë për publikun. Dhe për të qartësuar publikun për ato premtime që ajo mazhorancë i ka bërë.

Dhe një nga pjesët që unë doja të kapja. Kisha një moment që një banor i Vajkanit, ka 2-3 familje atje, po ka probleme gjithandej në të gjithë Fierin, ku qeveria në programin e saj qeverisës në mandatin e katërt, ashtu siç edhe në mandatin e parë me 2013 ka vënë si primare ujin 24 orë në shtëpitë e shqiptarëve. Dhe në fakt në mos gaboj ka parashikuar rreth16 zona urbane dhe 37 zona rurale ku do të shpërndaje ujin dhe do ta çojë 24 orë. Unë ne atë moment por edhe disa ditë më parë kam patur një komunikim me një banor të Vajkanit. Dhe në një mesazh përfundimtar pas shumë komunikimeve dhe pasi edhe unë nuk munda ti bëja dot gjë. Pasi u interesave se atij nuk i lenë të marrë ujin në shpi kur të tjerët kanë dhe janë 2-3 familje, për arsye nga më të ndryshmet, se janë demokratë, se jo probleme te kësaj natyre. Në një moment ky banori më shkruan dhe më thotë që nuk më ka ngelur gjë tjetër vetëm të marr kallashin dhe ti marr radhë të gjithë.

Sinqerisht edhe një farë shqetësimi është sepse ka njerëz që në momente të caktuara, kalojnë në një mos vetëpërmbajtje dhe uji është jetë. Dhe mungesa e ujit në shtëpi të çon edhe në veprime jo normale. Këto doja ti thoja zotit Peleshi, zëvendëskryeministres Balluku dhe ministres së energjetikës që komandon edhe ujësjellësit e Shqipërisë tashmë se ka marrë 51 për qind të aksioneve dhe u ka lënë 49 për qind bashkive që i kanë kthyer në kukulla. Ky ishte problemi që unë doja të ngrija, por nuk ishte vetëm për këtë banor. Sepse më lejoni të them se në Fier sot në Varibop të Cakranit, uji i pijshëm derdhet rrugës, ngaqë janë abandonuar të gjitha linjat e tubacioneve të ujësjellësit dhe banorët nuk kanë ujë nëpër shtëpitë e tyre, dalin në protestë çdo ditë. E njëjta gjë është në fshatin Grizë. Janë 300 familje romë dhe po të shkosh aty shikon një mizerje të vërtetë, ujërat e zeza nëpër rrugë, ujë të pijshme nuk ka.

Dhe këta hajdutë që ua marrin votën 100 për qind duke shkuar tre ditë para zgjedhjeve e duke çuar ndonjë thes me miell e duke bërë disa premtime e duke shfrytëzuar skamjen e këtyre personave.

Me 11 maj thasët me vota shkuan tek PS, sidomos në Fier, por jo se shkuan vullnetarisht, jo se vajtën me ndërgjegje dhe me dëshirën e qytetarëve por u morën në mënyrë të përdhunshme. U morën me njëmijë mënyra, mjete dhe forma.

Në fier është bërë një batërdi e vërtetë. Në të gjithë Shqipërinë, por në Fier është bërë goditja më e fuqishme e Ballukut dhe bandës së saj. Ne Fier ka qenë një bandë shumë e fuqishme, banda e Ballukut dhe shpurës së të gjithë deputetëve. Nuk kishte nevojë atyre që të trazoheshin të tjerë. Kishte bandën e Ballukut dhe Ceno Klosit. Kemi edhe një bashki Fier, që në fakt votat i morën por janë në mizerje.

Parë në këtë këndvështrim desha të flisja aty në parlament por në fakt zoti Peleshi nuk më lejoi. Peleshi do të mbahet mend gjatë. Rama ka qenë arrogant me të gjithë kryetarët e Kuvendit, nuk i pyeste, i kishte në formën e kukullës. Por shpesh herë i ruante nga turpërimi, nuk i turpëronte, vepronte me mesazhe. I dërgonte një mesazh kreut të Grupit dhe merrnin vendime me shenja. Por Niko Pelshin e turpëroi në mënyrën më të paimagjinueshme. Pra nuk e pyeti fare. Doli vetë aty e tha në qoftë se ju do të mbani këtë qëndrim do të ndërpritet seanca. Po si ka mundësi mor kryeministër ti nuk je kryetar i parlamentit. Është i dyti  në hierarkinë e shtetit.

Aty çdonjëri pret komandën për të vijuar. Siç ka Diellën të programuar se çfarë do të thotë, ashtu i ka edhe këta frymorët por këtë që nuk janë robotë, por janë robotë të gjallë.