Debatet për gjininë e zonjës së parë të Francës, influencerja Owens: Do të kërkoj në gjyq që Brigitte Macron të ekzaminohet nga një mjek

Influencerja Candace Owens do të kërkojë një ekzaminim të pavarur mjekësor të Brigitte Macron, si pjesë e betejës së saj ligjore me Presidentin dhe Zonjën e Parë Franceze.

Ajo i tha Daily Mail se do t’i përgjigjet me vendosmëri padisë së ngritur kundër saj nga Emmanuel dhe Brigitte Macron, lidhur me pretendimet e saj se Zonja e Parë Franceze 72-vjeçare ka lindur burrë.

“Ne do të kërkojmë që Brigitte të ekzaminohet nga një mjek i pavarur dhe do të kërkojmë të dhënat e saj mjekësore”, tha Owens për gazetën britanike, duke shtuar se gjyqi në SHBA ka rregullat e veta.

“Kjo nuk është Franca, ku Brigitte dhe Emmanuel Macron mund të bëjnë çfarë të duan. Kjo është Amerika. Nuk mund ta anashkalosh procesin paraprak vetëm sepse je një udhëheqës i huaj, që është i indinjuar nga të drejtat e Amendamentit të Parë të një podkasteri”, theksoi Owens në deklaratën e saj.

Siç shpjegon influencuesja, procedura e përcaktuar nga gjykata nuk e lejon Brigitte thjesht të “paraqesë” prova pa verifikim.

“Sistemi gjyqësor amerikan nuk mban gjyqe të simuluara ku udhëheqësit mund të thonë çfarë të duan. Të dhënat duhet të verifikohen në mënyrë të pavarur… Brigitte duhet të ekzaminohet nga një mjek i pavarur”, theksoi ajo.

Padia për shpifje e ngritur nga Macron dhe gruaja e tij kundër Oëens është ende në fazat e saj të hershme dhe të dyja palët ende nuk janë përballur me njëra-tjetrën në gjykatë. Një burim me njohuri për çështjen i tha Daily Mail se, nëse çështja vazhdon, 36-vjeçarja do të kërkojë një urdhër gjyqësor për të fituar akses në të dhënat mjekësore të Macron.

Në një fazë të mëvonshme, ekipi ligjor i Owens do të kërkojë që Zonja e Parë Franceze të ekzaminohet nga një mjek për të konfirmuar gjininë e saj në lindje.

Avokati i Macron: Do të paraqesim prova fotografike dhe shkencore në gjykatë

Kujtohet se disa ditë më parë, avokati i Macron-ëve zbuloi se çifti synon të paraqesë në gjykatë prova fotografike dhe shkencore për të vërtetuar se Brigitte është grua.