SYRI TV/ Berisha: Narkoparlamenti votoi në errësirë programin, do t'i ndjekë fati i Veliajt! Rama i lidhur me kartelet e drogës

14 grupe kriminale shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe që kanë lidhje me Kryeministrin Edi Rama kanë bashkëpunuar me organizatën terroriste të Diego Benitez që ka përmbyt evropën dhe Amerikën me kokainë. Akuza është bërë në përfundim të seancës parlamentare nga lideri i opozitës Sali Berisha që akuzoi Edi Ramën se e ka ekspozuar vendin përballë fuqisë së parasë së kokainës. Berisha u shpreh se bashkëpunëtorët e Ramës i pret të gjithë fati i Erion Veliajt. 

Nga SYRI TV

Për Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, votimi në errësirë i kabinetit dhe programit qeveritar e ekspozon Parlamentin si të diktuar nga kartelet e drogës dhe protesta është rruga e vetme në përballje më një organizatë që sipas tij ka kapur të gjitha pushtetet. 

Në fjalën e tij në përfundim të seancës Berisha theksoi se Veliaj ishte vetëm Kurbani i radhës i Edi Ramës dhe se fatin e tij do kenë të gjitha ata që kanë marrë përsipër të bëhen kamikazë të aferave korruptive të Edi Ramës.

Berisha u shpreh se Kryeministri e ka lënë Shqipërinë në mëshirë të ndikimit të parave të karteleve të drogës, ku theksoi se janë janë 14 grupe kriminale shqiptare që kanë lidhje me Edi Ramën që kanë bashkëpunuar me organizatën terroriste të Diego Benites.

Për liderin e opozitës sado që SPAK e amniston Ramën për  inceneratorët dhe aferat e tjera korruptive, herët a vona Rama do përballet me ligjin.
Për kryedemokratin bojkoti institucional nuk është alternativë, pasi kjo do ishte de fakto certifikim i monizmit.