Berisha: Ne nuk jemi për bojkot! Nuk jemi për luftë guerile, ne jemi parti e vlerave konservatore

Kryedemokrati Sali Berisha hodhi poshtë çdo aludim dhe mundësi për të bojkotuar zgjedhjet.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas përmbylljes së seancës parlamentare, Berisha tha se PD nuk është për bojkot, e kurrsesi për një luftë guerile.

Berisha tha se PD, është një parti e vlerave konservatore dhe si e tillë do të shfrytëzojë të gjitha hapësirat për të realizuar qëllimet e saj politike.

Jo, është në variantin e dytë që u thashë.

Ka bojkot ose jo-bojkot.

Kjo është e gjitha!

Ne nuk jemi për bojkot.

Në qoftë se do bojkotonim në çdo gjë, ose do firmosnim vetë monizmin dhe për të marrë pushtetin, do të përdornim luftë guerile. Por ne nuk jemi për atë, ne jemi parti e vlerave konservatore.

Ne nuk bojkotojmë, por shfrytëzojmë çdo hapësirë për realizimin e qëllimeve tona.

Kjo hapësira janë të kufizuara, por aq sa janë, ne do i shfrytëzojmë.

Unë e di gjithnjë se ka një mënyrë se do ishte më mirë bojkoti, por unë nuk besoj në atë.