Himçi: Skandal, në procesverbal po futen fjalët e 'Diellës', kompjuter që flet për ndjeshmëri njerëzore

Deputeti i PD-së Bledi Himçi e quajti skandaloze faktin si mund të miratohet në procesverbal fjalët e një kompjuteri, duke iu referuar ministres së inteligjencës Artificiale të Ramës, Diella  

"Jeni në shkelje të rregullores. I keni dhënë kohën sa herë do Taulant Ballës. Nuk mund të miratojmë në procesverbal fjalët e një kompjuteri. Është skandaloze kur vihet një kompjuter e flet për ndjeshmërinë njerëzore. Është skandaloze kur flet një kompjuter sa e ofenduar ndihej. Toleroni kryetarin e grupit të majtë dhe na ndërprisni fjalën" tha ai.