Boçi: E keni kthyer Kuvendin, në komplet qesharak, po bëni të pamundur fjalën e opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka akuzuar rilindjen se po i bente të pamundur fjalën opozitës në sallën e Kuvendit.

Luçiano Boçi: Seancë pas seancë ju po e bëni këtë parlament krejt qesharak dhe po e nxirrni komplet nga funksioni. Dhe ne qoftë se do të doja ti jepja një përkufizim, po përdor ca fjalë të një përfaqësuesi tuaj qeveritar, me ato filozofimet e veta që konkurronin edhe Diellën. Ju atë që duhet këtu, që është e domosdoshme, që është e mundur, sipas fjalëve të saj por po i vendos në rend të drejtë, ju e bëni të pamundur.

Këtu në këtë parlament bëni të pamundur fjalën e opozitës dhe kryetari i grupit tuaj krenohet e tha ju nuk keni folur. Po mirë, a keni turp që ne nuk kemi folur, që ministrat tuaj nuk kanë folur....