'Rama autokrat që i detyrohet krimit, ju urdhëron si ushtarë' PD këmbëngul në Kuvend, Zhupa: Seanca e 18 shtatorit të përsëritet
Kuvendi nisi me debatin e opozitës për fakti se iu mohua e drejta e deputetëve për debat parlamentar në seancën e kuvendit të 18 shtatorit ku përbërja e qeverisë dhe programi i saj u miratuan brenda 5 minutave.
PD kërkon që seanca të përsëritet.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupi akuzoi Ramën si autokrat i cili i detyrohet krimit, ndërsa deputetët e maxhorancës dhe vetë kreu i kuvendit u soll si ushtar i tij. Gjithashtu kërkon që urdhrat e Ramës në seancën e 18 shtatorit të evidentohen me të zezë në procesverbal që BE ta kuptojë se parlamentin e drejton Edi Rama.
Të nënvizoni me të zezë në procesverbal fjalën kërcënuese të kryeministrit teksa ju urdhëron ju dhe grupin e tij të mbyllë seancën e tij pasi e lanë nervat nga mos rakordimi i opozitës sic e do ai. Në PE vetëm një javë më parë një pjesë e parlamentarëve përplasën duart mbi tavolinë si shenjë e revoltës por atje ka demokraci e asgjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi asgjë as në parlamentin anglez. Po ndryshe nga atje këtu kemi një autokrat që i detyrohet krimit, mendon hallet e veta dhe nuk duron dot debatin parlamentar. Ju e të gjithë të tjerët jeni të detyruar të silleni si ushtarë për të mbyllur seancën vetëm se ju tha Edi Rama.
Kërkojmë që procesverbali të mos miratohet. Seanca të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra, dhe të kenë mundësi të gjithë deputetët të diskutojnë e të flasin për interesin publik dhe atë që i keni paraqitur si platformë sureale që nuk ka të bëjë asgjë me realitetin e shqiptarëve dhe qëndrimin tonë. Mos e miratoni procesverbalin. Ndani pjesët e fjalës së kryeministrit ta kuptojë BE se parlamentin e drejton Edi Rama.