‘Rrëmbimi i mandateve të GJK, mafioze dhe puç politik’/ Vasili: SPAK-KLGJ-ILD, të hetojnë Sadushin e Begajn!

Ish deputeti i PL, Petrit Vasili, njëkohësisht një nga anëtarët e Komisionit të Reformës në Drejtësi thotë se loja që po bëhet për grabitjen e tre mandateve në Gjykatën Kushtetuese, nuk është gjë tjetër veçse, gjëja më mafioze që mund t’i ndodhë një shteti.

Në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vasili tha se lojërat e pushtetit përmes interpretimeve që kërkohen nga segmente të caktuara të politikës, siç është Presidenti i Republikës, kanë si qëllim, plotësimin e interesave të tyre përmes pasigurisë juridike.

Sipas Vasilit, ligji dhe Kushtetuta, ashtu sikurse Komisioni i Venecias e kanë parashikuar qartë rotacionin në Gjyktën Kushtetuese, duke mos lënë hapësira për lojëra të pista nga politika.

Lidhur me kërkesën e Presidentit të Republikës për interpretim, lidhur me mandatet e GJK, Vasili thekson se një interpretim i tillë nuk duhet bërë më 16 tetor, siç ka planifikuar të mblidhet Kushtetuesja, pasi ligji e vetë Kushtetuta flet qartë.

Një lojë e tillë në kapjen e mandateve të Kushtetueses nga ana e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Presidenti, Bajram Begaj, për Vasilin, duhet të vërë në lëvizje institucione të tjera kushtetuese, si SPAK, KLGJ dhe ILD për t’i hetuar.

‘Loja me interpretim për rotacion është e poshtër dhe trondit gjykatën më të madhe të vendit për të krijuar pasiguri. SPAK duhet të ishte në këmbë, KLGJ, ILD, çfarë janë këto kërkesa, çfarë fshihet pas tyre? Ose e bëjnë një lojë të tillë, e tronditin GJK, e cila ka çështje të mëdha për të diskutuar. Është momenti për të ndaluar këtë. Kush na qeverisin, këta gjahtarë e piratë mandatesh?!’, theksoi ndër të tjera ish ligjvënësi i PL.

Komisioni Evropian flet për pasiguri juridike në Shqipëri. Apo prodhohet nga sulmi antiligjor që u bëhet ligjeve? Kjo ndodh në Shqipëri. Është bërë një plan për të rrëmbyer 3 mandate sipas parimeve të koorporatizmit, duke bërë truke brenda tyre për të plotësuar interesat e tyre politike. Kryetari i GJL që në hapin e parë të kësaj loje mafioze, mori përsipër të shpallë vakancën e kreut të GJK, për të nisur konkurrimin. Ligji thotë që vakancën e shpall vetë GJK, ndaj nis me shkelje të rëndë kushtetuese. Sadushi e di shumë mirë këtë. Vihet në lëvizje presidenti, krijon situatë të madhe e të turbullt juridike. Presidenti kërkoi interpretim, për çfarë? Situata është e qartë, pasi rotacioni ka 2 instrumenta në dorë ligjin dhe Kushtetutën.

Ç’kërkon presidenti më 2024, ligji s’ka as procedurë. Presidenti e Sadushi duan të rrëmbejnë mandatet. S’ka çtë interpretojë GJK për letrën e Presidentit, e kotë është mbledhja. Këto tentativa, puçe, kur përfshihet HJL - Presidenti, duhet të ketë që shumica të ketë interesa të caktuara për të kontrolluar grupe. Të kishin kyçin kontrollues për të bërë lojën, përfiton shumë. Themeli kryesor i reformës ishte të godiste koorporatizmin brenda sistemit. Këtu edhe po të donte  interpretim Presidenti, Komisioni i Venecias, në një opinion të dhënë më 2020,  kjo tha se formulë duhej të hiqej. KED u bllokua për 3 vite radhazi, këta bashkë me disa ndërkombëtarë të dalë në pension i rrëzuan këto. ‘Venecia’ thotë duhet hequr, mandati i gjyktës duhet të jetë i plotë edhe kur nis apo i lënë përgjysmë nga tjetër, për të pasur integritet në detyrë e vendimet që japin. Ligji e kushtetuta s’ua lejon, edhe vijojnë lojën.

Puç i udhëhequr nga interesa shumë të mëdha e të pastra. S’ka hapësirë për këtë lojë. I ka përcaktuar qartë Kushtetuta, sepse mandati është i paprekshëm dhe në Kushtetutë. Asnjë mandat s’kanë rotacion, as KLP, KLGJ, edhe Kushtetuta. S’ka asgjë fare. Më 16 tetor, GJK bën gabimin më të madh që mblidhet. E thotë ligji e kushtetuta për interpretim këtë çështje.

Ata kanë autoritet absolut në rast se kanë minimumin e integritetit juridike moral. Po të qëndrojnë në ligj e Kushtetutë i japin integritet vetes. Loja që ka nisur sot nuk mbaron. E vetmja mbrojtje juridike është kur ti mbron ligjin e kushtetutën. S’ka vend për hapësira. Loja me interpretim për rotacion është e poshtër dhe trondit gjykatën më të madhe të vendit për të krijuar pasiguri, SPAK bën sikur bën përgjigje, për t’i pasur nën shantazh, për të kontrolluar vendimmarrjen e tyre. Kjo është gjëja më mafioze që mund t’i ndodhë një shteti.

GJK ka shansin të tregojë më 16 tetor, nivelin më të lartë që ka në hirearkinë juridike e t’i japë mësim të mirë Presidentit e Gjykatës së Lartë. SPAK duhet të ishte në këmbë, KLGJ, ILD, çfarë janë këto kërkesa, çfarë fshihet pas tyre? Ose e bëjnë një lojë të tillë e tronditin GJK, e cila ka çështje të mëdha për të diskutuar. Është momenti për të ndaluar këtë. Kush na qeverisin, këta gjahtarë e piratë mandatesh. Pushteti kult kërkon ta ligjërojë pushtin e tij.