Denoncimet e shumta të opozitës për farsën e 11 majit, Celibashi: Çfarë, do të dëgjojmë partitë...rezultati është certifikuar
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv është munduar të shpjegojë dhe të bindë shqiptarët që procesi i votimeve të 11 majit tashmë është mbyllur dhe rezultati është certifikuar.
Ai la të kuptohej që edhe pavarësisht denoncimeve të shumta të bëra nga opozita por jo vetëm edhe nga institucioneve të pavarura vëzhgimi shqiptare dhe ndërkombëtare rezultati tashmë është certifikuar.
Flavio Qarri: Ju pyeta herën e shkuar për numrin e mandatave që në vlerësimin tuaj, ishin të pamerituara, për shkak, nga makinacionet deri tek abuzimet dhe shkeljet e ligjit.
Ilirjan Celibashi: Unë e thashë. Numri prej 83 mandatesh, reflekton plotësisht votat që kjo mazhorancë ka marrë. Pra votat që votuesit shqiptar i kanë dhënë. Dhe jo sot por ndoshta edhe për shumë kohë të tjerë ne do të vazhdojmë të diskutojmë se si ne kemi ardhur te kjo votë, se nuk kemi dyshime në fakt që ato fletë votimi janë në kuti. Ato vota janë në kuti. Gjithë diktimi është...
Flavio Qarri: Me 10 maj çfarë ndodhi...
Ilirjan Celibashi: Me 10 maj, me 9 maj, 7 apo 8 maj etij. Tani ne nuk do të dalim asnjëherë nga ky diskutim dhe nuk e kam për t’ju shmangur debatit ose thelbit të këtij debati, sikurse mund të thotë dikush. Por, ky proces përfundoi. KQZ dha verdiktin e vet. Institucionet e tjera brenda KQZ kanë dhënë verdiktin e tyre për këtë proces. Sistemi gjyqësor ka dhënë verdiktin e vet për këtë proces. Pra është një proces që ka përfunduar, është legjitimuar tani. Diskutime do të ketë por ne do të duhet ta fillojmë diskutimin nga këtu. Mbaroi ky proces.
Flavio Qarri: Ta falim 11 majin po thoni ju?
Ilirjan Celibashi: Po është i certifikuar, çfarë do bësh, si do ta zgjidhim. Deri në këtë moment që flasim mund të dalin rrugës gjera që as unë, as ti nuk i dimë.
Flavio Qarri: Rrugës kanë dalë gjëra. Ju vazhdoni i shihni videot që nxjerrin eksponentët e opozitës dhe vazhdoni të mos i merrni parasysh.
Ilirjan Celibashi: Jo, jo. Kanë dalë gjera dhe ato gjëra janë në një proces vlerësimi. Dhe po flas se kur të dalin gjera që shiko, që ky verdikt që kemi marrë ne në raport me çfarë është evidentuar, në vlerësimet që janë bërë sipas një procesi ligjor e cenojnë këtë rezultat apo jo.
Flavio Qarri: Një pjesë e madhe e publikut mendon që po.
Ilirjan Celibashi: Po mundet. Por fakti është që ne këtë proces, por si do ta zgjidhim këtë gjë. Ne nuk jetojmë në Hënë. Në qoftë se gjykata vendos kështu, institucionet përgjegjëse të vendosur për një çështje kanë vendimmarrjen e tyre. Çfarë, do të dëgjojmë partitë, me gjithë respektin që kam për to. Si në një rast, partinë në pushtet, e në një rast tjetër partitë e opozitës .
Flavio Qarri: Që nga zgjedhjet e Himarës e këtij, duket që KQZ ka një rreshtim të dukshëm.
Ilirajan Celibashi: KQZ është një institucion, zero i afiluar me Partinë Socialiste dhe me qeverinë. Ka prova të dukshme të ditura dhe jo të ditura që ai është një institucion i cili nuk kontrollohet nga qeveria fare absolutisht. Njerëzit, përfshi edhe ju, kanë opinionet e tyre. Ka një pjesë të opinionit publik që mendon se shiko ky institucion është që kontrollohet apo i shërben Partisë Socialiste, por është thjesht një opinion i bazuar në pëlqime ose mos pëlqime edhe të individëve të vendimmarrjes së tyre. Ne nuk jemi të gjithë kaq të ndërgjegjshëm dhe kaq sa tek vetja nuk shikojmë probleme...