VIDEO/ Vinícius, pas golit spektakolar: Modric më ka mësuar të gjuaj kështu

Real Madrid i drejtuar nga Xabi Alonso vazhdon marshimin perfekt në La Liga, me gjashtë fitore në po aq ndeshje dhe kreun e renditjes i vetëm. Në triumfin 4-1 kundër Levantes, protagonist i madh ishte Vinícius Júnior, i cili u rikthye me një gol të jashtëzakonshëm dhe një asist, pas polemikave të ndeshjes së kaluar ndaj Espanyolit.

Levate - Real madrid 1-4

Braziliani shënoi golin që zhbllokoi takimin me një gjuajtje të veçantë me të jashtmen, duke e dërguar topin në cepin e portës. Në një intervistë për Real Madrid TV, ai zbuloi sekretin pas këtij ekzekutimi:

“Modric më ka mësuar të gjuaj kështu. Ishte një nga gjuajtjet më të bukura që kam realizuar ndonjëherë. Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë.”

Vinícius vlerësoi gjithashtu paraqitjen kolektive të skuadrës:

“Çelësi i fitores ishte mbrojtja, uniteti dhe puna e ekipit. Nëse vazhdojmë kështu, mund të fitojmë shumë këtë sezon.”

Në fund, ai foli edhe për derbin e Madridit kundër Atletico-s, që do të zhvillohet më 27 shtator:

“Presim me padurim ndeshjen. Tani duhet të pushojmë dhe të shijojmë këtë fitore, pastaj synimi është të fitojmë derbin.”