FOTO/ Zvicër - Sulmon me motor-sharrë 5 vetë në zyrat e kompanisë, arrestohet

Policia zvicerane ka arrestuar një burrë, i dyshuar për sulmin ndaj 5 personave me një sharrë elektrike në inat e sipër, duke i lënë të plagosur.

Franz Wrousis, 50 vjeç, u arrestua në Thalwil, një qytet rreth 60 km larg nga Schaffhausen, qyteti fqinjë ku ndodhi sulmi.

Raportet se ai ka hyrë në një zyrë të një kompanie të sigurimeve shëndetësore të hënën, teksa me vete kishte një sharrë elektrike.

Në kërkimet për Wrousis u përfshinë më shumë se 100 efektivë zviceranë dhe gjermanë.

/SYRI.net/