E dashura 26-vjeçare e Lothar Matthäus rrëmben skenën në tapetin e kuq të Parisit
Modelja gjermane, Theresa Sommer, 26 vjeçe, tërhoqi gjithë vëmendjen në tapetin e kuq të Parisit, pak para ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë.
E njohur si partnerja e ish-yllit të Interit dhe legjendës gjermane Lothar Matthäus, 64 vjeç, Sommer u shfaq me elegancë dhe stil, duke rrëmbyer skenën dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Prania e saj në këtë event prestigjioz konfirmoi edhe një herë se ajo është ndër modelet më të komentuara të momentit në skenën ndërkombëtare.