Sot votohet përbërja e Komisioneve Parlamentare! Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve të miratojë emrat e opozitës
Këtë të mërkurë, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për seancën e radhës parlamentare.
Në rendin e ditës është parashikuar caktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare.
Komisionet e përhershme parlamentare janë 11, 7 prej të cilëve drejtohen nga mazhoranca dhe 4 pritet t’i marrë opozita.
PD ka dërguar dje listën me emra të anëtarëve për komisionet parlamentare.
Dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të thërrasë në orën 08:30 mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, ku do miratohen emrat e opozitës para seances plenare kur është parashikuar në rend votimi i përbërjes së komisioneve parlamentare.
11 Komisionet Parlamentare dhe drejtimi i tyre:
Komisioni për Ekonominë Punësimet dhe Financat - Mazhoranca
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Mazhoranca
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen - Mazhoranca
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet - Opozita
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale - Opozita
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Mjedisin - Mazhoranca
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Opozita
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Mazhoranca
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Opozita
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme - Mazhoranca
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Mazhoranca.