Tajfuni 'Ragasa' godet Tajvanin: 14 viktima, 124 të zhdukur, Kina evakuon miliona banorë

Tajvani është përfshirë nga tajfuni më i fuqishëm i këtij viti, “Ragasa”, i cili deri tani ka shkaktuar të paktën 14 viktima dhe 18 të plagosur, ndërsa numri i personave të zhdukur është rritur në 124.

Autoritetet lokale raportojnë se rreth 100 persona të tjerë ndodhen ende të bllokuar në zona të vështira dhe po presin ndihmën e ekipeve të shpëtimit.

Në qarkun lindor Hualien, reshjet e dendura çuan në thyerjen e një barriere liqenore të vjetër, duke shkaktuar përmbytje masive që rrëzuan një urë dhe goditën qytetin Guangfu. Gjeologët e përshkruan fenomenin si një “cunami që erdhi nga malet”, duke paralajmëruar për rrezik të lartë të rrëshqitjeve të tjera të dheut.

Ndërkohë, përballë afrimit të tajfunit në brigjet e saj, Kina ka ndërmarrë masa emergjente duke evakuuar pothuajse dy milionë banorë nga provinca jugore Guangdong. Mediat lokale raportojnë se stuhia pritet të godasë tokën kineze me erëra shkatërruese dhe reshje rekord.

Autoritetet në të dy vendet kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme deri në kalimin e plotë të stuhisë.

FOTO GALERI: